Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Binjakëve për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Binjakëve për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Jeta juaj nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka në mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta juaj në çift, gjysmën e muajit do jetë e trazuar dhe me debate. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju në fakt sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të presin edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve. /dritare.net