
Horoskopi i Binjakëve për muajin mars 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Nuk do jeni të shoqërueshëm dhe do bëni çdo gjë ashtu si do ju thotë mendja për momentin. Nëse jeni në një lidhje do krijoni debate të kota me partnerin dhe do ndiheni keq të dy. Mundohuni ta shihni çdo gjë ndryshe nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka të ndërtuar deri më tani. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës të përhumbur dhe nuk do përfitoni dot nga mundësitë që do iu jepen. Gjendja shëndetësore fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si do dëshironit. Herë pas here do ndiheni keq dhe mund të keni shqetësime serioze. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë çmenduri me shpenzimet do mbeteni pa para. Në pune nuk do ju mungojë as vullneti dhe as durimi, por fatkeqësisht disa kolege do ndërhyjnë t'ua prishin gjithë planet. /dritare.net

















