Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Binjakëve për muajin maj 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Binjakëve për muajin maj 2024 nga Christine Haas

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikoheni nga familjaret për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se me parë. Financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t'u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët. /dritare.net