Horoskopi i Akrepit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky do jetë një muaj shumë i vështirë për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëjnë gjatë tre javëve të para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumicë, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Kujdes sepse nga kjo do varet gjithë e ardhmja. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Ne pune duhet patjetër te bashkëpunoni me koleget sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund. Merrini gjithmonë gjërat seriozisht dhe mos u ndalni për asnjë moment. Financat do jenë të vështira dhe delikate javët e para kështu që mos kryeni shpenzime te pamenduara. /dritare.net