Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Akrepit për muajin shkurt 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Akrepit për muajin shkurt 2025 nga Christine Haas

Nëse tregoheni të logjikshëm, të duruar dhe të matur, çdo gjë do ju ecë mirë këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje do mundoheni të flisni hapur për çdo gjë, kështu që mes jush dhe partnerit nuk do ketë probleme. Edhe nëse keni pasur zënka do ndiheni më të qetë. E rëndësishme është t'i bëni gjithmonë gjërat bashkërisht dhe të shihni të dy palët në të njëjtin drejtim. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dikush t'iu trokasë në derë dhe t'iu lutet, por duhet ta kërkoni kudo princin tuaj të kaltër. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Stresi dhe lodhja do krijojnë herë pas here probleme dhe nuk do ndiheni të qetë. Këshillohuni me mjekët pa u ndërlikuar situata. Në planin financiar nuk do arrini dot të ruani kontrollin. Në punë do jeni më të arsyeshëm dhe me pak kujdes mund të arrini ku doni. /dritare.net