
Horoskopi i Akrepit për muajin prill 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Ky muaj ka për të qene shumë më i mirë për ju. Gjithçka do sqarohet edhe me të afërmit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit dhe do e mbani më pranë vetes atë. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në vend që jeta të bëhet më e bukur ka për të qenë më e trishtë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jetë dhe aq i qetë. Mundohuni që për çdo lloj shqetësimi të këshilloheni me mjekët dhe të merrni kurat e duhura. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Borxhe nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Në punë do filloni projekte afatgjata dhe falë disa strategjive që do përdorni keni për të arritur më shpejt atje ku keni dashur. /dritare.net

















