
Horoskopi i Akrepit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Këtë muaj do kaloni një periudhë mjaft interesante sidomos dy javët e para. Nëse jeni në një lidhje, do e kaloni shpejt rutinën dhe do planifikoni gjëra të reja me partnerin tuaj. Nuk do mungojnë as çmenduritë e vogla. Ju beqarët do lodheni paksa së kërkuari, por personi që do gjeni do jetë i mrekullueshëm dhe tejet i përshtatshëm. Me shëndetin duhet të tregoheni të kujdesshëm. Jo çdo ditë do ndiheni mirë, por me pak maturi dhe duke folur me mjekët gjithçka do rregullohet. Gjendja e financave do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni shuma të konsiderueshme sepse do mbeteni në gjendje të keqe. Puna do jetë e paqëndrueshme në periudhën e parë të muajit, por dalëngadalë situata do filloje të stabilizohet. Do i kuptoni gabimet dhe do hidhni hapat e duhura. /dritare.net

















