
Horoskopi i Akrepit për muajin mars 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Pasi të kalojnë dhjetë ditët e para jeta juaj do jetë më e mirë. Nëse keni një lidhje do tregoheni të duruar me partnerin dhe do ja shprehni akoma më tepër ndjenjat. Harmonia, komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojnë në çdo çast. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Ju beqarët do filloni romanca fantastike në datën 14 ose 15. Gjithçka ka për të qenë më ndryshe më pas. Gjendja shëndetësore herë pas here do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të bëni kontrolle sa më shpejt që të mundeni. Kështu do shmangni edhe të papriturat. Në planin financiar do duhet pak kohë derisa gjendja të stabilizohet. Rëndësi ka që gjatë gjithë muajit nuk do keni vështirësi të mëdha. Në punë do gaboni rëndë po u treguat të paduruar. Vetëm me qetësi dhe me plane arrihet më lehtësisht objektivi. /dritare.net

















