
Horoskopi i Akrepit për muajin mars 2024 nga Christine Haas
E Enjte 29 Shkurt 2024, 21:09
Dritare.net

Plutoni dhe Marsi do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Rreth datës 12 deri ne 15 do reflektoni pak, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 14 do lodheni jashtë mase. /dritare.net

















