
Horoskopi i Akrepit për muajin maj 2024 nga Christine Haas
E Hënë 29 Prill 2024, 16:04
Dritare.net

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as nëse vuani nga sëmundje kronike. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 21. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t'ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa. /dritare.net

















