
Horoskopi i Akrepit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas
E Diel 30 Qershor 2024, 23:11
Dritare.net

Këtë muaj do keni shumë ide dhe projekte në mendjen tuaj, por duhet t’i mendoni me kujdes. Nëse keni një lidhje do prisni shumë nga personi që doni, por nuk do merrni mjaftueshëm. Ai ka të tjera preokupime dhe nuk do rrijë shumë me ju. Bëhuni më të pavarur. Nëse jeni beqarë, do jeni pak të shqetësuar pse nuk keni fat në dashuri. Mos u stresoni shumë pasi çdo gjë do rregullohet. Për shëndetin kujdesuni më shumë sepse do jetë e nevojshme. Për sa ju përket parave, duhet të bëni më shumë ekonomi. Para borxh mos jepni për asnjë arsye. Në punë merrni mendimin e kolegëve, por në fund vendosni vetë. Mos ju besoni shumë komplimenteve që do ju bëjnë sepse nuk do jenë shumë të sinqerta. /dritare.net

















