Horoskopi i Akrepit për muajin janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Jeta familjare nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka ne mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta në çift, gjysmën e muajit, do jetë e trazuar dhe nuk do mungojnë as debatet. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të prisni edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi. /dritare.net