Shijojeni të dielën me diell/ Java e ardhshme, parashikohet me rrebeshe shiu!
E Diel 27 Shtator 2020, 07:07
Dritare.net
Dita e sotme, parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm. Pas disa ditësh me rrebeshe shiu, e diela mbyll javën me kohë të mirë. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat nga 5 deri në 25 gradë celsius. Ndërsa java e ardhshme, parashikohet të sjellë sërish rrebeshe shiu./L.F-dritare.net