
Sot stuhi dhe shtrëngata/ Çfarë ndodh me motin nga e diela!
Dritare.net
Nga mbrëmë dhe sot gjithë ditën vendi ynë është dominuar nga moti i keq. Stuhitë kanë përfshirë gjithë vendin. Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon sesi do të jetë moti në ditët në vijim.
Parashikimi i SHMU-së!
“Si pasoj e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik dita e sotme u karakterizua nga moti me vranësira të dendura si dhe reshje shiu në formë shtrëngatash, stuhi dhe rrebeshe. Por ku u arrit sasia më e lartë e reshjeve? Sipas të dhënave të regjistruara pranë stacioneve meteorologjike të SH.M.U-së sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Elbasanit me 45.0mm, Tiranë 41.2mm, Shkodër dhe Lezhë me 38.0 dhe 35.0 përkatësisht, Kukës 30.2mm dhe në stacionet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh. Ndërkohë dita e sotme ka patur edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi të regjistruar në stacion deri në 15m/s. Por përgjatë vijës bregdetare dhe vendndodhje të caktuara era hera herës ka arritur dhe shpejtësi deri në 20m/s. Për ditën e nesërme pritet përmirësim i situatës meteorologjike. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobëta në veriperëndim dhe jug, hera herës në formë shtrëngatash. Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë."/K.C/dritare.net

















