Na ndiqni edhe në

Moti

Korriku muaji më i nxehtë i kësaj vere. Ja çfarë na pret në gusht!

Korriku muaji më i nxehtë i kësaj vere. Ja çfarë na

“Korriku do të jetë muaji më i nxehtë i kësaj vere”, kështu njoftoi sinoptikani Hakil Osmani i ftuar në Lajmet Dritare. Osmani u shpreh se në rast vendi ynë do të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan edhe gushti do të shoqërohet me temperatura shumë të larta. Megjithatë sinoptikani, nuk përjashtoi surprizat e motit, sikurse ndodhi edhe vjet në gusht ku pati një stuhi të fuqishme.

“Është ende herët për të folur për motin e kësaj vere, duke pasur parasysh surprizat e motit që prej dimrit, nuk përjashtohet mundësia për stuhi të shkurtra dhe rënie me gati 3 gradë celsius ose mini stuhi ere. Nga parashikimet deri tani mund të them se korriku mbetet muaji më i nxehtë i kësaj vere. Por mbetet për t’u parë nga masat e nxehta të ajrit që vijnë nga kontinenti Afrikan. Në rast se vendi ynë përfshihet nga vala e të nxehtit Afrikan, atëherë edhe muaji gusht do të jetë tepër i nxehtë dhe do të shoqërohet me temperatura të larta”, u shpreh sinoptikani Osmani në Dritare TV./L.F-dritare.net