Na ndiqni edhe në

Moti

Moti me surpriza. Ja sa do të jenë temperaturat këtë fundjavë!

Moti me surpriza. Ja sa do të jenë temperaturat këtë

I ftuar në studion e lajmeve për të folur më tepër për motin këtë fundjavë ishte sinoptikani Hakil Osmani. Ai tha se temperaturat do të jenë në favorin tonë, duke mos pasur surpriza në reshje shiu.

"Mëngjeset dhe mbrëmjet e fundjavës do të jenë me kthjellime, ndërsa e diela do të sjellë mot të mirë në të gjithë territorin. Në zonat malore nuk do të përjashtohen reshjet e shiut, por do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Fundjava do të vijë me temperatura të larta dhe kthjellime të dukshme. Kjo verë që vjen pritet të jetë e nxehtë dhe e thatë. Zonat që do të preken më shpesh nga reshjet e shiut do të jenë ato veriperëndimore të territorit shqiptar. Kjo fundjavë na sjellë vlera të larta termike si në ato minimale edhe në ato maksimale, duke arritur deri në vlerën 36 gradë celsius, rritje e temperaturave që do të ndihet edhe në zonat malore.",- u shpreh Osmani./dritare.net