
Moti ekstrem përfshin Evropën, ngrohja globale shkak kryesor
Dritare.net

Temperaturat janë rritur në një rekord nga Japonia në Norvegji për shkak të një sistemi të bllokuar stacionar të presionit të lartë, tha Organizata Botërore Meteorologjike të martën.
Temperaturat e larta që kanë kapluar rrethin Arktik, mund të vazhdojnë edhe të paktën dy javë, duke mundësuar zgjerimin e një vargu të katastrofave të motit nga zjarre .
Organizata Botërore Meteorologjike thotë se episodet e nxehtësisë ekstreme dhe reshjeve po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike.
Këtë javë qindra njerëz humbën në përmbytjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga një digë e shkatërruar në Laos pas reshjeve të mëdha, ndërsa të paktën 84 vetë u vranë në zjarret më të këqija që kanë goditur Greqinë në të paktën një dekadë.
Në Evropën Veriore, WMO me bazë në Gjenevë tha se thatësira e vazhdueshme gjatë dy javëve të ardhshme mund të shoqërohen nga stuhitë lokale.
Sipas Qendrës Evropiane të Ndryshimeve Klimaterike dhe parashikimi ne motit, 2018 është viti më i nxehtë krahasuar me tre vitet e mëparshme./ I.M-Dritare.net

















