
Andoni: Donald Trump do jetë indiferent ndaj rajonit tonë!
E Hënë 20 Janar 2025, 20:08
Dritare.net
Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për premtimet e Donald Trump-it për t’i dhënë fund luftërave. Sipas Andonit, Trump-i do të jetë indiferent ndaj rajonit tonë, edhe do merret me shtetet e mëdha, për të cilat SHBA-ja ka interes më të madh.
“Më ka mbetur në mendje thënia e dikurshme e zotit Regan: “Kemi nxjerrë mësim nga dy luftërat, e sidomos nga Normandia, që ka lënë ushtarë pafund. Nuk mund të bëjmë aventura siç mendojnë të tjerët për SHBA-të.” Në këtë sens besoj, se të paktën për rajonin tonë Trump-i do jetë indiferent. Ndërsa për vendet e tjera do afrojë logjikën e gjërave.”, tha Andoni në DritareTV./K.C/dritare.net

















