Lista e plotë/ Kush janë 100 fshatrat që do të kthehen në zona turistike
Dritare.net
Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të turizmit rural.
Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrje në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellësa, rehablitim objekesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.
Më poshtë po sjellim lisën e detajuar sipas qarqeve, nxjerrë nga lexo.al.
Qarku Berat: Qafë Dardhë, Roshnik, Malas Breg, Kozarë, Blezënckë, Kapinovë
Qarku Dibër: Rabdisht, Radomirë, Bushkash, Zerqan, Gur i Bardhë
Qarku Durrës: Shetaj, Shën Avlash, Radë, Gjepalaj/Eminas, Metallaj, Halilaj (I njohur ndryshe si Zgërdhesh)
Qarku Elbasan: Gjinar, Shushicë, Shtërmenj, Seferan, Sotirë, Pajovë, Stëblevë, Dardhë, Rrajcë/Skëndërbej
Qarku Fier: Pojan, Libofshë, Cakran, Siceqë, Luar, Ardenicë, Krutje, Goricaj, Hekal
Qarku Gjirokastër: Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, Sotirë
Qarku Korçë: Drenovë, Boboshticë, Voskopojë, Dardhë, Zvirinë, Rehovë, Borovë, Lin, Tushemisht, Gurras, Arrëz, Nikolicë, Zaroshkë
Qarku Kukës: Shishtavec, Shtiqën, Cahan, Valbonë
Qarku Lezhë: Ishull-Lezhë, Fishtë, Skuraj, Katund i Vjetër, Orosh
Qarku Shkodër: Drisht, Zogaj, Theth, Mjedë, Kukël, Qelëz, Kryezi, Razëm, Vrith, Lëpushë
Qarku Tiranë: Shën Gjergj, Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Prezë, Marikaj, Karpen, Vilë Bashtovë, German
Qarku Vlorë: Kaninë, Tragjas, Zvërnec, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Mesopotam, Ploçë (Amantia), Drashovicë, Çukë, Mursi, Rusan./L.P./Dritare.net