Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Festat e fundvitit më fusin në depresion. Të lutem më ndihmo!

Festat e fundvitit më fusin në depresion. Të lutem më


Përshëndetje psikologe Enertila!

Unë që ju shkruaj jam një vajzë që ju ndjek vazhdimisht. Problemi im është se gjatë fillimit të festimeve mua më kap një gjendje jo e mirë, e kundërta me atmosferën. Ndihem si në depresion nuk mundem ta kuptoj. Ju lutem ç’mund të më thoni? Faleminderit.

Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi

Përshëndetje lexuesja jonë!

Festat e fundvitit zakonisht të lidhin me gëzimin por, në disa raste mund të jetë pikërisht e kundërta. Shumë njerëz në fakt mund të ndihen shumë të trishtuar në këtë periudhë të vitit për shkak të presionit financiar të shpenzimeve, tensione familjare ose një ndjenjë vetmie. Në shumë raste, këto emocione të përkohshme shpesh çojnë në ankth dhe depresion për shkak të stresit shtesë, pritshmërive jorealiste apo edhe marrëdhënieve të dobëta familjare. Frika për të mos qenë perfekt mund të përfundojë duke ju bërë të ndiheni të trishtuar gjatë kësaj periudhe e dashur lexuesja jonë. Ky lloj trishtimi do të ndikojë ndryshe tek çdo person, ndaj disa njerëz mund të përjetojnë ndryshime në oreks ose në gjumë, si dhe ndryshime në humor. Duke marrë parasysh këtë që ju më shprehni në këndvështrimin tim unë do të sugjeroja të vendosni kohë për kujdesin ndaj vetes. Në këtë rast, mund të jetë një ide e mirë që të lini pak kohë gjatë pushimeve tuaja për t'u fokusuar tek vetja dhe prioritetet tuaja mund ta kaloni këtë kohë duke u çlodhur ose duke bërë gjëra që ju pëlqejnë. Në këtë periudhës festash është krejtësisht normale që ne të lëmë mënjanë kujdesin personal për shkak të të gjitha angazhimeve që kemi, ndaj ju sugjeroj gjithashtu të bëheni aktiv e dashur lexuesja jonë. Kini një mentalitet më pozitiv përpiquni të përqendroheni më shumë në shijimin e momentit dhe jo nëse gjithçka është perfekte. E dashur lexuesja jonë dua tu sugjeroj gjithashtu se duhet të bëni kujdes në dietën tuaj gjatë festave ,ushqimet dhe pijet që konsumojmë mund të ndikojnë në shumë te ne, ndoshta duhet të kujdeseni për dietën tuaj. Për shembull, duhet të keni parasysh se alkooli është një depresant, domethënë ndikon , ndaj duhet ta konsumoni me kujdes. E dashur lexuesja jonë këto data duhet të merren si një mundësi për të përmirësuar lidhjet tona me familjen dhe miqtë, dhe jo si kohë stresi ose shqetësimi. Ndryshimi i mentalitetit gjatë këtyre periudhave të vitit mund të na ndihmojë të ndihemi më të qetë si me veten ashtu edhe me të tjerët. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak në situatën tuja.Gjithë të mirat dhe festa të gëzuara.