Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ledri dhe Getoari nuk janë më miq,"futet" Luana Vjollca në mes

Ledri dhe Getoari nuk janë më miq,"futet" Luana Vjollca

Duket si një telenovelë turke me shumë seri, kjo histori dashuri-urrejtje dhe gjyqe, brenda së cilët përfshihen disa emra të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Kështu, disa kohë pas sherrit në fjalë, Ledri u largua nga “Babastars” duke u menduar si shkak konflikti me Skivin, por e vërteta është se ai është larguar edhe nga lideri Getoar Selimi, dikur miq të ngushtë, e tani nuk postojnë asnjë foto së bashku në rrjetet sociale, që do të thotë se ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

Duke marrë parasysh që tani Getoari është në një lidhje me Marina Vjollcën, dhe miku i tij Krenar Çoçaj është në një lidhje me motrën e saj, Luana, kjo mund ta ketë detyruar Getoarin të mbajë anën e këtij të fundit, shkruan panorama. Sipas mediave, dikur ishte Dafina Zeqiri shkaktarja e konfliktit, ndërsa sot është Luana Vjollca, e cila nga ana e saj flitet se ka pasur miqësi me Ledrin. Këtë e vërteton edhe fakti kur Ledri Vula i tha “po” Luana Vjollcës në mes të koncertit, nominimit që ajo i bëri për sfidën e lagies me akull për ndërgjegjësimin e të sëmurëve me ASL.