Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Recetat/ Dy supa dhe një sallatë nga Dhurata, që do t’ju japin forcë nëse jeni me Covid-19!

Recetat/ Dy supa dhe një sallatë nga Dhurata, që do t’ju

Dhurata e Lugës së Argjendtë, e cila pak ditë më parë lajmëroi se ishte infektuar me Covid-19, ndau me ndjekësit në Instagram disa receta gatimesh, të cilat e ndihmuan që ta kalonte sa më lehtë sëmundjen. Në tri receta të Dhuratës, dy janë supa dhe një është sallatë. Ne nuk mund të mos i sillnim për ju këto receta që janë jo vetëm të shijshme, por edhe super të shëndetshme, sidomos në këtë kohë.

Më poshtë recetat e Dhuratës!

1- Supa të kthjellëta, por sidomos ky broth (lëng koncentruar) mundeni ta pini pa problem nga 350 ml në secilin vakt. Nuk ka më forcëdhënës!!!

1000 ml lëng pule (pak të vjetër/klloçkë). Në përftimin e lëngut kanë marrë pjesë dhe 2 karota, 1 kërcell selino, 2 kokrra qepë 1-2 kokrra limoni (lëngu) 1 lugë gjelle kurkumë, 1 lugë gjelle xhinxhër e grirë freskët, 1-2 thelpinj hudhra, 1 lugë kafe spec djegës.

Bashkojini dhe përziejini mirë të gjitha dhe i pini si lëng ! Të mbledh shpirtin!

2- Supë e gjelbër dhe supë karote me xhinxher

Që supat t'ju dalin me ngjyrë, pra të ruajnë vetitë përbërësit, mos i zieni ata, por vetën karamelizojini në vaj ulliri dhe shtoni pak limon për të "shuar" përcëllimin. Më pas kalojini përbërësit në grirëse. Në fund u shtoni vaj ulliri të freskët (shumë i rëndësishëm përqendrimi i fenolëve)

Recetat/ Dy supa dhe një sallatë nga Dhurata, që do t’ju

3- Sallatë me panxhar të freskët (i pazier).

Qëroni panxharin nga lëkura dhe grijeni në rende. Marinojeni me pak kripë dhe lëngun e limonit. Shtoni pak rigon (për atë që i ka qejf!). Por bën mirë për florën intestinale. Shtoni qepë dhe djathë dhie dhe arrorë të pjekur. (Vakte që mbështesin dietën antikovid)/K.C/dritare.net