Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e Dhuratës/ Supa që të shpëton nga virozat!

Receta e Dhuratës/ Supa që të shpëton nga virozat!

Tani në kohë virozash rekomandohet të konsumohet shumë çaj dhe supa që ndihmojnë sistemin imunitar. Në këtë kohë na duhen më shumë ide gatimesh të shëndetshme, e sidomos supash. Dhe kush më mirë se Dhurata e Lugës së Argjendtë mund të na japë ide fantastike gatimesh?

Receta e Dhuratës/ Supa që të shpëton nga virozat!

Sot Dhurata ka postuar një recetë të shijshme supe, që do t'ju shpëtojë nga virozat.

Ja receta e Dhuratës!

"Nuk ka melhem më të mirë për ngritjen e imunitetit sesa ky koncentrat supe i përftuar nga lëngu i kockave të pulës së fshatit, ku janë shtuar fidhetë shumëgjyrëshe me panxhar, karotë̈ dhe spinaq. Po ashtu për nënat shtatzëna dhe fëmijët: Proteinat e përfshira në supë japin një kontribut të domosdoshëm gjatë shtatëzënësisë dhe ushqyerjes me gji për ndërtimin e indeve të fetusit dhe, më pas, për të forcuar nënën dhe foshnjën me lëndë ushqyese thelbësore. Për t’u bërë fare “qiqër” përzjeni një lugë gjelle xhinxhër të grirë (freskët), 1 hudhër, lëngun e gjysëm kokërr limoni, 1 spec djegës të grirë, pak kripë, 1 lugë çaji kurkumë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtypini mirë me njëra tjetrën dhe shtojani supës sipas dëshirës. Vjehrra ime piemonteze i shton kësaj supe të kthjellët (brodo/ broth) edhe 3-4 lugë gjelle verë Barolo dhe dhe sipas saj “alza in piedi anche l’orso”- çon në këmbë edhe ariun. Më besoni, nuk ka gjë më të mirë dhe të shëndetshme. Fshatarët piemontezë (pa kurkumë dhe xhinxhër) e pinin dhe në mëngjes për të përballuar sëmundjet, virozat, ripërtëritjen e fuqive. Mos ua ndani fëmijëve! Mjafton vetëm lëngu i pulës me makarona fidhe dhe limon. Janë shpëtim ndaj virozave!"/K.C/dritare.net

Receta e Dhuratës/ Supa që të shpëton nga virozat!Receta e Dhuratës/ Supa që të shpëton nga virozat!