

Kjo ndeshje do të luhet nën masa të rrepta sigurie, dhe policia ka paraqitur masat e sigurisë që do të merren për këtë ndeshje dhe rrugët që do të bllokohen.
Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 – 22:00, janë:
– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë:
Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.
Për të gjitha ata shtetas, të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo do përdorin lëndë piroteknike, si dhe çdo veprim tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë sanksione ligjore ndaj tyre.
Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartë përmendura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.
dritare.net

















