Na ndiqni edhe në

Kronikë

Të shtënat zgjatën shumë, u trembëm! Flasin dëshmitarët e masakrës me 6 të vrarë në Greqi! 

Të shtënat zgjatën shumë, u trembëm! Flasin

Mbi 25 plumbat kanë vrarë gjashtë persona që dyshohet se janë shqiptarë, në zonën e Artemidës, në Greqi.


“Dëgjuam të shtënat.”, thotë për protothema.gr një banor i zonës. Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.
“Nuk shkuam drejt atje sepse u trembëm”, shpjegoi ai, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik.

“Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba ranë. “Të shtënat vazhduan për një kohë të gjatë. Duhet të ketë qenë shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim.”, tha ai.


Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar nga lajmet dhe ka parë se ka pasur një mobilizim të madh me makina patrulluese dhe ambulanca.
Një tjetër banor, i cili jeton në rrugën tjetër, ka dëgjuar të shtënat dhe e ka kuptuar që në fillim se po qëllohej me armë.


"Isha në kompjuter dhe po dëgjoja, thashë me vete: “A ka dasmë? Po bëhet pagëzim?” Sepse e kuptova që këto janë armë. Më në fund, rastësisht ndeza televizorin dhe thoshte të shtëna në Artemis, ka të vdekur. Dhe erdha të shoh se çfarë ndodhi”, tha ai për protothema.gr./K.C/dritare.net