
SPAK-u ka lëshuar sot 11 urdhërarreste, mes tyre edhe për Erzen Breçanin, ish-drejtues i policisë, djalin e tij të madh, si dhe shefin e krimeve në komisariatin nr.6, Dedan Gjoni.
Urdhërarrest është lëshuar për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018-ën në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabiol Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo. Ervin Mata është në kërkim nga policia./K.C/dritare.net

















