Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Operacioni i SPAK-ut/ Urdhërarreste edhe për 7 efektivë policie

Operacioni i SPAK-ut/ Urdhërarreste edhe për  7 efektivë policie

SPAK ka lëshuar 11 urdhërarreste. Në kuadër të operacionit të SPAK, është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij. Po ashtu SPAK-u ka lëshuar urdhërarrest edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Nga informacionet paraprake mësohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të Policisë së Shtetit./K.C/dritare.net