Na ndiqni edhe në

Kronikë

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën sot te ish-Parku i Autobusëve!

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën sot te ish-Parku i

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme tek ish-Parku i Autobusëve.

Policia ka bërë të ditur identitetin e dy të lënduarve. Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç janë dy të rinjtë që janë plagosur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku në rrethana ende të paqarta dy të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri.

Dy të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Kujtojmë se një natë më parë një 22-vjeçar u plagos te Komuna e Parisit në makinën e tij./M.M-dritare.net