Na ndiqni edhe në

Kronikë

Atentati në Dukagjin, reagon policia

Atentati në Dukagjin, reagon policia

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Malin e Shoshit në Dukagjin. Si pasojë e një atentati mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos. Ja çfarë thotë policia!

"Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gjin Guri dhe Zef Guri. Shtetasi Gjin Guri po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Zef Guri ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.", thuhet në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net