Na ndiqni edhe në

Kronikë

Humb jetën nga koronavirusi një tjetër mjek në vend

Humb jetën nga koronavirusi një tjetër mjek në vend

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi në vend. Bëhet fjalë për Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeç, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku njoftoi se prej disa ditësh gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Dr. Hysni Shkjau, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Kujtomë se disa ditë më parë vdiq nga Covid-19 edhe mjeku i njohur hematolog, Arjan Pushi./E.B-dritare.net