
Foto/ Kamerieri dhe klienti ndodheshin pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi/ Si ndodhi atentati në Memaliaj
Dritare.net
Tre persona të vrarë dhe 1 i plagosur është bilanci i atentatit të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 në qytetin e Memaliajt. Masakra ndodhi rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti.
Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov duke lënë të vrarë Shyqo Kalemin 74 vjeç, Gledio Muka, 36 vjeç dhe M. Çela 47 vjeç. Ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Shënjestra e atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit)/K.C/dritare.net

















