
Atentat me 3 të vrarë në Memaliaj. Kush janë viktimat!
E Diel 21 Korrik 2024, 06:06
Dritare.net
Tre të vrarë dhe 1 i plagosur në Memaliaj pas atentatit të ndodhur mbrëmë në Memaliaj. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti.
Raportohet se Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela janë qëlluar me armë duke mbetur të vdekur në vend, ndërkohë që informacionet e para flasin edhe për të plagosur.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë 74 vjeçari Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022. Dy viktimat e tjera të moshës 36 dhe 47 vjeç, ishin kamarieri dhe klienti i lokalit që u ndodhën aty kur u shkrehën plumbat e kallashnikovit./K.C/dritare.net

















