
Çfarë tha autori pasi vrau dy vëllezërit në Roskovec!
Dritare.net
Altin Kuka vrau sot dy vëllezërit Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, në Kurjan të Roskovecit. Pasi kreu vrasjen, autori e ka lënë armën tip kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar te bashkëshortja e tij, e cila po shiste në një treg të fruta-perimeve.
Mësohet se autori i është drejtuar gruas me fjalët: “Unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici."
Altin Kuka e ka pranuar para uniformave blu autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, por arsyeja e konfliktit mes tyre akoma nuk është zbardhur. Dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt. Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u vu në pranga në tentativë arratisje në aksin Fier-Berat./K.C/dritare.net

















