
Foto/ Kush janë viktimat e vrasjes së dyfishtë në Roskovec!
E Martë 10 Shtator 2024, 16:04
Dritare.net
Dy persona janë qëlluar për vdekje në Roskovec mesditën e sotme. Bëhet me dije se viktimat janë: Gramos e Lavdosh Kurtaj. Ndërsa autori i dyshuar Altin Kuka.
Vëllezërit u vranë në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit. Autori dyshohet se ndërmori aktin e rëndë pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të tij dhe viktimave. Ai u vetëdorëzua në polici dhe po merret në pyetje.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./K.C/dritare.net

















