

Në një nga resortet luksoze në bregdetin e Jonit në jug të vendit në Palasë, gjashtë persona janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre. Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç banues në Durrës dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë të dy me precedentë të mëparshëm penal, pasi kanë lënë të plagosur duke goditur me sende të forta shtetasin G.K, 42 vjeç.
Motivet e sherrit masiv thuhet se kanë qenë për shkaqe banale, ‘Pse më sheh! Pse më lag me shampanjë!’, sipas burimeve.
Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv, ku janë përfshirë 6 persona, nuk kanë munguar as sendet e forta. Disa prej tyre të veshur me bluzë të zeza grushtojnë mbi tavolinë njërin i cili ka veshur një këmishë të bardhë duke e qëlluar në kokë dhe në pjesë të tjera të turpit.
Ndërkohë shumë pranë tavolinës, një tjetër është shembur në tokë dhe ka humbur ndjenjat. Për t’i ardhur në ndihmë miqtë e tij kërkojnë ujë që ta sjellin në vete.
‘Kape kape, ujë ujë ujë...’- thonë miqtë e tij.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i 42-vjeçarit të plagosur./shqiptarja

















