Na ndiqni edhe në

Kronikë

Sherr i madh në Palasë! Autorët qëllojnë me sende të forta!

Sherr i madh në Palasë! Autorët qëllojnë me sende

Një sherr i madh ka ndodhur në Himarë, ku janë shpallur në kërkim disa persona.

Mësoher se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta por personat e përfshirë kanë qëlluar njëri-tjetrin me sende të forta.

"Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt", njofton policia./ M.K-dritare.net