Na ndiqni edhe në

Kronikë

17-vjeçari mori hakun e babait të vrarë 13 vjet më parë. Policia zbardh detajet!

17-vjeçari mori hakun e babait të vrarë 13 vjet më

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mesditën e sotme në Lezhë. Vrasja ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhë dhe viktima është Lekë Gjonaj, 65 vjeç.

Autori i vrasjes dyshohet se është 17-vjeçari Florjan Përvathi, i cili pas krimit është dorëzuar në polici. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për shkak të hakmarrjes. 13 vite më parë, vëllai i viktimës ka vrarë babain e 17-vjeçarit.

"Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.


Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në deklaratën e policisë./M.M-dritare.net