
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Policia shpërblim 300 mijë euro për kapjen e autorëve!
Dritare.net
Policia greke ka identifikuar vrasësit e 20-vjeçares dhe ka vënë një shpërblim për këdo që jep informacione rreth tyre. Sipas informacioneve nga mediat greke, vendimi për shpërblim u vendos nga zëvendësministri grek i Financave, Theodoros Skylakakis. Sipas vendimit, është shpallur shpërblimi monetar prej 300 mijë eurosh për ata që kanë informacion dhe mund të çojnë në arrestimin e autorëve të vrasjes së 20-vjeçares.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit ku grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës dhe bashkëshortit të saj. Në fillimin kanë vrarë qenin dhe më pas kanë thyer xhamin e dritare së katit të parë. Pasi kanë shkuar në dhomën e gjumit, kanë lidhur 32-vjeçarin dhe më pas kanë shkuar në papafingon ku ndodhej 20-vjeçarja me vajzën 11-muajshe. Pasi e kanë tortuar 20-vjeçaren, grabitësit më pas e kanë vrarë atë./M.M-dritare.net

















