Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarje e rëndë në shtetin fqinj/ Grabitësit lënë të vrarë një 20 vjeçare!

Ngjarje e rëndë në shtetin fqinj/ Grabitësit lënë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur.

Sipas mediave greke, 3 grabitësit janë futur në shtëpi përmes një dritareje me qëllim për të vjedhur lekë dhe bizhuteri me vlerë.

Ata fillimisht kanë shkuar në dhomën e gjumit të çifti dhe kanë gjetur, burrin e 20-vjeçares, të cilin e lidhën në një karrige. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, por burri arriti t’i telefononte policisë vetëm orët e para të mëngjesit, për shkak se ishte i lidhur për shumë orë. Sipas policisë, mendohet se grabitësit ishin në dijeni se çifti posedonte një shumë të madhe parash në shtëpi./dritare.net