
Video/ Ja biseda mes Trump, Netanyahu dhe Hotit ne Shtëpinë e Bardhë!
Dritare.net
Nën praninë e Presidentit Donald Trump, ditën e djeshme është nënshkruar marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Pas dy ditësh takimesh me zyrtarë të administratës Trump, Presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ranë dakord të bashkëpunojnë në aspektin ekonomik për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune.
Pas marrëveshjes, Izraeli njohu Kosovën si shtet të pavarur.
Klan Kosova, ka siguruar pamjet, kur Presidenti Donald Trump, ndërsa ka përballë kryeministrin Hoti, komunikon përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
"Ti e di që këta kanë luftuar prej vitesh dhe luftuan fort, jam me kryeministrin e Kosovës,i cili është një super djalë. Sapo firmosëm marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ndoshta do të flasësh me të. Po i bën njerëzit e Kosovës të lumtur. Kosova është vend që po bën shumë progres, thotë Trump, gjatë komunikimit me Netanyahu./L.F-dritare.net

















