Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump: Kosova dhe Serbia, marrëveshje historike!

Trump: Kosova dhe Serbia, marrëveshje historike!

Presidenti Donald Trump ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ditën e sotme nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje historike, ndërsa administrata e tij është angazhuar për bashkëpunim ekonomik.

" Jam i kënaqur t’ju njoftoj se Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për normalizim marrëdhëniesh, pas një historie tragjike. Administrata ime është përqendruar tek ekonomia, tek rritja ekonomike, bashkëpunimi në çështje ekonomike. Serbia dhe Kosova kanë njerëz të shkëlqyer në Amerikë dhe është gjë e mirë. Kosova dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike.

Marrëveshja e vendosur me Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë e jashtëzakonshme. Serbia ka vendosur të hapë zyrë tregtare në Jeruzalem e ky është hap shumë i madh përpara. Ka pasur guxim të madh nga dy liderët që të punojnë mbi këto tema, për të finalizuar temat e tyre me rëndësi. Mezi pres të shkoj tek dy vendet në të ardhme jo të largët. Jemi krenarë për këta dy liderë, është vërtetë historike."-tha Trump./ I.M-Dritare.net