Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tha se anëtarë të UÇK kanë vrarë 100 civilë serbë, Kurti shkarkon këshilltarin!

Tha se anëtarë të UÇK kanë vrarë 100 civilë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra, Shkëlzen Gashin, këshilltarin e tij politik. Kurti shprehet se është më mirë që debatin në të cilin ai është përfshirë për shkak të deklaratave të tij në lidhje me UÇK-në, të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit të tij.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.”, shprehet Kurti./K.C/dritare.net