Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Cila është deklarata e këshilltarit të Kurtit që trazoi politikën në Kosovë!

Cila është deklarata e këshilltarit të Kurtit që trazoi

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka bërë një deklaratë të fortë në mediat e Kosovës që ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë dhe është bërë kryelajm në Serbi.

Gashi ka thënë se Dick Marti është mik i shqiptarëve dhe UÇK-ja ka kryer krime ndaj civilëve serbë.

Gashi thotë në një interviste për T7, se janë rreth 1000 civilë serbë që janë vrare nga komandantë të lartë të UÇK-së.

“Po them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, Marty ka botuar një raport që flet për krime të kryera nga anëtarët e UÇK-së kundër civilëve të pafajshëm”, -thotë Gashi .

“Dyshohet sepse njerëzit janë të vramë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë vrarë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”.-shprehet më tej Gashi.

Cila është deklarata e këshilltarit të Kurtit që trazoi

Deklaratat e tij janë dënuar nga politika në Kosovë, por edhe nga eksponentë të Vetëvendosjes.

Nga ana tjetër është kërkuar edhe shkarkimi i Gashit, pas deklaratave të tij. Ministrat e VV, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë dënuar deklaratat e Gashit. / I.M-Dritare.net