
Ramë Lahaj: Dhunimi i të miturës, përfaqëson degjenerimin e shoqërisë tonë!
Dritare.net
I ashpër është reagimi i artistit të njohur Rame Lahaj për ngjarjen monstruoze në Kosovë, ku një e mitur u dhunua seksualisht për disa orë rresht nga 5 persona. Përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë, bie mbi të gjithë shoqërinë, shkruan Lahaj.
“Si vëlla i 4 motrave e dajë i 13 mbesave, e përjetova thellë dhe rëndë ngjarjen që ka ndodhë dje në Prishtinë. Mundem me thanë që përgjegjësia, turpi, marrja e degjenerimi bien mbi të gjithë ne. Fajin e kemi të gjithë! Thuhet se ishin 5 persona, e për mua kjo përfaqëson realitetin e degjenerimit momental në shoqërinë tonë! Një krim i organizuar! Zoti na ka harruar, sepse kemi humbur fillimisht vetveten, dashurinë e respektin për njëri- tjetrin, andaj edhe nuk kemi ku ngushëllohemi më.
Uroj të jetë e fundit dhimbje! Për vajzën dhe familjen e saj, lutem që ta marrin veten sa më shpejtë nga kjo ngjarje makabër. E juve, ju ftoj që të protestojmë së bashku nesër, të tregojmë që e dënojmë këtë akt të tmerrshëm e çnjerëzor, prej orës 12:00 në Sheshin Zahir Pajaziti. Është koha mos me qenë të heshtur, është koha për të dënuar dhunuesit, është koha për të dënuar dhunimin, është koha të revoltohemi për sistemin e drejtësisë!”, shkruan Lahaj./L.F-dritare.net

















