
11-vjeçarja abuzohet seksualisht nga 5 persona/ Berat Buzhala: Përbindshat do të dënohen, po shoqëria!
Dritare.net
Në Kosovë një krim monstruoz tronditi shoqërinë mbrëmjen e shkuar. Një 11-vjeçare është abuzuar seksualisht për disa orë nga 5 persona. Gazetari Berat Buzhala bëri një reagim për këtë ngjarje të rëndë në fjalë, duke thënë se kjo çështje, duhet të shkojë përtej dënimit të këtyre 5 personave.
“Nuk kam koment për këtë akt makabër. Ngjarja shkon shume përtej limiteve mendore. Asnjë fjalë nuk është e mjaftueshme. Po të ishte veç një person disi do të mund te thoshim me gjysmë zemre që kemi te bëjmë me një rast të tmerrshëm por të izoluar. Kemi të bëjmë me pesë burra që i bashkojnë forcat kundër një fëmije. Fjalori është i varfër për me përshkruar atë ç’ka zemra do të thotë.
Nuk është puna te dënimi i këtyre përbindëshave. Ligjet janë ligje dhe nuk mund te tejkalohen. Problemi është me i thellë dhe me sistematik. Ku janë rritur këto njerëz? Me cilët janë shoqëruar? Me kë kanë dale në kafe? Me kë kane shkruar? Me kë kanë folur dhe çfarë kanë kane folur? Cila shoqëri i ka pranuar këta? A është e mundur që kanë shokë që mendojnë ngjashëm me ta? A kanë familje? Çfarë mendon familja për këta?
Dënimi i tyre është gjeja më e lehtë që mund të bëhet. Fajet i ka shoqëria dhe ambienti.
A mundemi të dënojmë mentalitetin? A mundemi të ndryshojmë mentalitetin? A mundemi ta dënojmë shoqërinë e tyre? Shokët e tyre? Me vjell nga sikleti!”, shkruan Buzhala./L.F-dritare.net

















