
Presidenti Thaçi: Në Shtëpinë e Bardhë, s'u panë as thika as ndarje, por respekt ndaj Kosovës
Dritare.net
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në një konferencë për mediat, në lidhje me marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se nuk pati as thika, as ndarje, ashtu sikurse u aludua, por respekt nga Kosovës.
"U pa se nuk ka pasur thika në Shtëpinë e Bardhë, harta, as ndarje, por ka respekt ndaj Kosovës e fuqizim të shtetit tonë. Ata që kanë hedhur akuza të kërkojnë falje, mund të ecim para vetëm me politikë demokratike. Mos të humbasim më kohë. Pra formalizimi i marrëveshjes është produkt i një procesi të vështirë të gjatë, por i udhëhequr nga Amerika. Kosova mund të ketë sukses me lidershipin e SHBA, unë kësaj i besoj", u shpreh Thaçi.
Në lidhje me reagimin e Turqisë me lajmet se Kosova do të hapë ambasadë në Jeruzalem, sot presidenti Thaçi, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me homologun e tij turk në lidhje me këtë temë.
"Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë”, tha Thaçi./L.F-dritare.net

















