Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Hoti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel, zotohen të dyfishojnë përpjekjet për dialog

Hoti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel, zotohen të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen sot në Bruksel. Në deklaratën e përbashkët thuhet se Hoti dhe Vuçiç, kanë ritheksuar objektivin kryesor të dy vendeve, anëtarësimit drejt BE-së. Dhe për këtë është i rëndësishëm dialogu. Ata janë zotuar se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, në përputhje me detyrimet përkatëse. Në një deklaratë të ndarë në Twitter nga përfaqësuesit e BE, thuhet:

“Me rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti, i konfirmuan Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika e Jashtme dhe Sigurisë/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se kanë prioritet integrimin në BE dhe do të vazhdohet puna në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre drejt këtij qëllimi. Po ashtu ata u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre në përputhje me detyrimet përkatëse.

Në këtë drejtim, dy palët mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve"./L.F-dritare.net