Përplasjet me Thaçin/Komisioni i Venecias, nuk do të shqyrtojë kërkesën e Albin Kurtit!
E Martë 5 Maj 2020, 18:06
Dritare.net
Komisioni i Venecias, nuk do të shqyrtojë kërkesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për opinion lidhur me kompetencat e presidentit. Në përgjigjen e Kosmisionit, thuhet se do të respektohet masa e marrë nga Gjykata Kushtetues.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vendosur se do të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë është vënë në veprim”./L.F-dritare.net