Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Përfundon votimi i raundit të parë në Kosovë/Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente

Përfundon votimi i raundit të parë në Kosovë/Vjosa

Në sallën e Kuvendit ku pritet të votohet emri i presidentit të Kosovës sot janë 84 deputetë. Të pranishëm janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kabineti Qeveritar bashkë me kryeministrin Kurti, gjithashtu edhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmanit. Ndryshe nga dje, sot në seancë janë dhe dy deputetë të komuniteteve, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi. Në votimin e parë të kësaj të diele morën pjesë 81 deputetë, 69 vota ishin për Osmanin dhe të 12 të pavlefshme pavlefshme. Sipas rregullave do të shkohet në rundin e dytë të votimit./L.F-dritare.net