Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Sot tentativa e tretë për zgjedhjen e presidentit në Kosovë!

Sot tentativa e tretë për zgjedhjen e presidentit në Kosovë!

Sot pritet të mbahet seanca e radhës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. Raundi i parë që u mbajt ditën e djeshme, dështoi për shkak se në dy votimet kanë marrë pjesë 78 dhe 79 deputetë nga 80 që duhet sipas ligjit. Por përflitet se në seancën e sotme, kreu i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti ka arritur marrëveshjen me deputetin Adem Hohxa, për të marrë pjesë në votimin e presidentit. Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota në kuti, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë sërish të paktën 80 deputetë. Më herët Kurti tha se është në dorën e opozitës nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente ose ta çojnë vendin në zgjedhje./L.F-dritare.net